Fjolla Morina dënohet me 6 vite burg

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Fjolla Morina është dënuar në mungesë nga gjykata e Kukësit me 6 vite burg për trafikim armësh.

Avokatja e këngëtares Aurora Guska, është shprehur se vendimi i gjykatës do të ankimohet.

Guska u shpreh se Fjolla ka pasur në çantë vetëm një armë, edhe atë aksidentalisht.

“Vendimin e gjykatës do ta ankimojmë. Ka pasur vetëm një armë, e ka pasur pa dashje, aksidentalisht në çantën e saj,” u shpreh avokatja Guska.

Gjatë seancës prokurori Edmond Karriqi kërkoi 7 vite burg për trafikim armësh, mbrojtja kërkoi ndëshkim me gjobë.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtare Alma Ahmetaj dhe anëtar Sami Ujkashi dhe Enkeleda Dalipi vendosi 9 vite burg ulje dënimit me 1/3 gjykim i shkurtuar përfundimisht 6 vite burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *