Fjolla Morina poston foto nga arratia, takohet me aktorin Steven Seagal

Këngëtarja Fjolla Morina po shijon pushimet me partnerin e saj shumë larg Shqipërisë, ndonëse është në kërkim sepse theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ajo ka udhëtuar drejt Dubait me biznesmenin Fisnik Syla. Ajo ka publikuar disa imazhe nga ky udhëtim dhe ka zbuluar se ka takuar një nga aktorët më të njohur të Hollywood-it, Steven Seagal.

Ajo ka postuar në Instagram foto me aktorin, për të cilin thotë se e ka pyetur për origjinën dhe ajo i është përgjigjur me krenari nga Shqipëria.

“Nga je? Nga Shqipëria”, shkruan Fjolla sipër njërës foto ku shfaqe me aktorin e famshëm dhe me partnerin e saj.

Ndërsa, në imazhin tjetër krah Seagal, këngëtarja shkruan: “Ja bona zdravo u nal… ma boni nga je? I thashë. Shqipëria”.

Kujtojmë se këngëtarja u arrestua më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Pasi doli para gjykatës, ndaj këngëtares u vendos masa “arrest shtëpie”. Por kur policia shkoi për të kontrolluar në banesë, këngëtarja nuk u gjet brenda dhe u shpall në kërkim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *