Flet babai i të plagosurit gjatë tentim grabitjes në Badovc: E kam të vetmin djalë gjendja e tij është e rëndë, gjendet në sallë të operimit

Dy persona janë plagosur me armë zjarri të hënë pasdite në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Sipas Policisë së Kosovës, plagosja kishte ndodhur gjatë tentimit të grabitësve për t’i marrë paratë nga një automjet i një kompanie sigurimesh e cila po i transportonte.

Të lënduarit janë punëtorë të kompanisë “Besa Security”, të cilët po kryenin transportin.

Një nga të lënduarit është në gjendje të rëndë kështu edhe i është nënshtruar një operim, shkruan Arbresh.info.

Babi i tij, Muhamet Krasniqi, ka thënë se pak ka shpresa që edhe mund të shpëtojë.

“Gjithmonë kam pas frikë prej që është punësuar aty. Por, gjithmonë me shpresën që do të kalojmë mirë po prej krimineleve nuk ka ku ik, njeriu. Djali është i plagosur në gjoks, ishalla shpëton po unë nuk jam optimist. Të vetmin djalë e kam ishalla shpëton. E pash ishte me vedijë por, kishe shumë gjake derdhej. Ishalla e lus zotin që të tjerët të shpëtojnë ishalla nuk ndodh nja rast tjetër. Çka me duhet jeta mu të vetmin djalë e kam”, tha ai për Klan Kosoven shkruan Arbresh.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *