Formimi i Qeverisë Kurti 2, flet Nagavci nga LVV-ja

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se më 22 mars do të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe me këtë i hapet rrugë krijimit të institucioneve tjera.

Nagavci në një konferencë për media tha se është tejet e rëndësishme që institucionet të konstituohen sa më parë, pasi siç tha ajo vendi është në kohë pandemie dhe me probleme të shumta.

“Aktualisht kemi një qeveri në detyrë që asnjëherë nuk ka qenë faktikisht qeveri”, tha Nagavci.

Ish nënkryetarja e Kuvendit tregoi edhe procedurat për konstituimin e Kuvendit.

Ajo tha se sipas legjislacionit fillimisht duhet të konstituohet Kuvendit, dhe pastaj Kryesia e Kuvendit.

“Pas votimit edhe të Kryesisë, Kuvendi konsiderohet se është i konstituuar dhe në aspektin formal juridik sapo të vijë letra nga ana ushtrueses së detyrës së presidentes për mandatimin e kryeministrit, thirret seanca, a do të realizohet për datën 25 të shohim dhe kjo vetëm për shkak të afateve kohore”, tha Nagavci.

E pyetur për pozitën e ardhshme të saj, ajo tha se në Vetëvendosje janë duke u shqyrtuar të gjitha pozicionet.

“Në Lëvizje jemi duke shqyrtuar të gjitha pozicionet dhe nuk është se kemi vendosur se kush do të jenë. Unë dhe kolegët e mi do të jemi aty ku konsiderohet se do të kontribuojmë më shumë. Ekipi i Lëvizjes Vetëvendosjes do të jetë profesionist me persona adekuat dhe kompetencë për secilën pozitë”, tha ajo.

“Më 22 mars konstituohet Kuvendi dhe hapet rruga për institucionet tjera. Të gjitha institucionet, përfshirë edhe pozitën e presidenti dhe të gjitha partitë kanë marrë porosinë e duhur nga qytetarët në zgjedhje…. Kemi pas dy oferta, zonjën Osmani dhe zotëri Haradinaj. Qytetarët në mënyrë demokratike kanë dhënë përgjigje, 400 mijë për Kurtin dhe mbi 300 mijë për Osmanin”.

Nagavci foli edhe për takimin e Kurtit dhe Osmanit me përfaqësues të LDK.

Ajo tha se nuk është e di nëse do të mbahet të premten, siç ka propozuar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pasi varet edhe nga agjenda e Kurtit dhe Osmanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *