(FOTO) Një makinë për pastrim është rrokullisur në sheshin Maqedonia

Këtë mëngjes në sheshin Maqedonia në qendër të Shkupit është rrokullisur një makinë për pastrim.

Sipas informacioneve, makina ka rënë në gropën e cila është shkaktuar nga prishja e pllakave në qendër.

Është thirrur ekip i MPB-së për të kryer hetim, ndërsa nuk ka persona të lënduar.

Kjo nuk është hera e parë që të rrokulliset një makinë në këtë shesh. Në vitin 2017 një kamion po ashtu pësoi një aksident në shesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *