Frikësohem nga skenari që maqedonasit të dalin keq në regjistrimin e popullsisë

Ish-anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së Nikolla Sërbov, ka ftuar partinë opozitare maqedonase të fillojë me fushatë dhe t’i ftojë anëtarësinë dhe simpatizantët, që masovisht të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë.
Sipas historianit, nëse në ndonjë mënyrë bojkotohet regjistrimi, kjo do të thotë ulje e numrit të maqedonasve, që sipas tij, do të ishte skenari më i keq i mundshëm.

“Disa ditë para fillimit të regjistrimit, nëse do të zhvillohet brenda afatit të caktuar, kam frikë se po shkojmë në skenarin më të keq të mundshëm që kam thënë dhe shkruar më parë. Një pjesë e maqedonasve do të bojkotojnë, një pjesë tjetër do të numërohet dhe ne do të marrim numra tepër të gabuar që do të merren si të vlefshme. Ditët e ardhshme mbeten vetëm dy mundësi: të bëhet gjithçka që regjistrimit të shtyhet për vitin e ardhshëm dhe të fillohet fushatë për regjistrim masiv”, ka shkruar Sërbov në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *