Fabio Capello vlerëson se eliminimi i Juventusit erdhi nga një gabim i pafalshëm i Cristiano Ronaldos.
Ish-trajneri i Juves mendon se CR7 u tregua joprofesionist në momentin e golit vendimtar të Portos nga gjuajtja e lirë.
“Cristiano Ronaldo u vendos në barrikadë dhe më pas u hodh në ajër. Kushdo që vendoset aty, nuk duhet të frikësohet se do të goditet nga topi.
Ishte një gabim i pafalshëm i tij që nuk do justifikim”, ka thënë Capello. /Indeksonline