Gazeta më e madhe izraelite: Kosova do të hapë Ambasadën në Jeruzalem të hënën

Media më e madhe izraelite “Israel Hayom” ka raportuar sot se Kosova do ta hapë ambasadën e saj në Jeruzalem të hënën.

Në të bëhet e ditur  se diplomatë të lartë të të dy vendeve do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së ambasadës që do të mbahet në qendër të Jerusalemit të hënën.

Në të theksohej se Kosova do të jetë shteti i tretë që do të ngrejë ambasadën e saj në Jeruzalem, pas SHBA dhe Çekisë.

Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt të këtij viti në një ceremoni virtuale.
Kosova në anën tjetër është zotuar që ambasadën e saj do ta hapë në Jerusalem përkundër kundërshtimeve nga ana e Bashkimit Evropian dhe Turqisë së Erdoganit.

Izraeli është bërë shteti i 117 që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *