Genta Ahmeti, gruaja e parë në Shqipëri që prodhon varka druri

Pasioni i Genta Ahmetit për varkat dhe detarinë ka zënë fill që në fëmijëri, kur ajo shkonte në kantierin e Durrësit, ku i ati punonte si inxhinier.

Advertisement

Genta Ahmeti, është e vetmja grua në Shqipëri, që prodhon varka druri sipas të gjitha parametrave që nevojiten.

Është shkolluar për inxhinieri jashtë vendit dhe është kthyer në Shqipëri ku ka hapur një biznes dhe ndërton në mënyrë artizanale varka me vela, anije peshkimi dhe turistike.

Genta, e cila ishte pjesë e IDEA Challenge 2019 dhe njëkohësisht gruaja e parë e përfshirë në ndërtimin e varkave në Shqipëri, përmes biznesit të saj promovon edhe ekologjinë, duke na ofruar një shembull se mund të lundrosh në det, pa e ndotur atë.

Përpos sfidave ekonomike apo impenjimit që kërkon realizimi i një varke, çasti kur ajo bëhet funksionale dhe merr jetë, i jep Gentës shumë emocione. / Center for Equal Opportunities Mollëkuqja / KultPlus.com

Advertisement

Leave a Reply