Gjashtë të vdekur dhe një i plagosur nga rrëzimin i një avioni në Meksikë


Një aeroplan i vogël i cili po fluturonte në drejtim të Arizona-s u rrëzua të shtunën në shtetin kufitar verior të Meksikës, Sonora, duke vrarë gjashtë vetë dhe duke shkaktuar një të plagosur, njoftuan autoritetet. Avioni i kompanisë ajrore Cessana ishte nisur nga qyteti Hermosillo të Sonoras në një fluturim për në Tucson të Arizona-s, kur u rrëzua pak pas ngritjes.

Në mesin e të vdekurve ishte një zyrtar i zhvillimit ekonomik të qeverisë së shtetit Sonora, Leonardo Ciscomani. Gjithashtu edhe piloti ishte midis të vdekurve. Prokuroria e shtetit tha se ka nisur hetime për të zbuluar shkakun e rrëzimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *