Gjatë muajit mars dyfishohet numri i të prekurve nga covidi në rajonin e Tetovës

Rritje e numrit të të prekurve me Kovid-19 është regjistruar në mars në krahasim me shkurtin në rajonin e Tetovës, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit për Shëndet Publik.

Në mars janë regjistruar 867 të prekur, në shkurt 379 ndërsa në janar 352.

Për momentin aktivë në virusin udhëhiqen 611 persona. Gjatë marsit për shkak të Kovid-19 kanë vd ekur 21 pacientë nga rajoni i Tetovës të moshës prej 41 deri në 74 vjeç. Përveç 867 persona të cilët janë diagnostikuar me Kovid-19, si të shëruar janë evidentuar 526 persona.

Doktor Svetllana Trifunovska, koordinatore e mjekëve amë në Tetovë thotë se nga ana tjetër gjithnjë e më i madh është interesimi për imunizim si mënyra e dytë e uljes së rrezikut nga infektimi me Kovid-19 përveç masave tashmë të njohura për mbrojtje.

“Vetëdijesimi i njerëzve është rritur shumë këtë periudhë. Kanë parë se u ndryshua virulenca e virusit, se ndryshoi patogjeni, se ndryshojnë llojet e virusit, infektueshmëria e shpejtë, shumë të vd ekur.

Rritet vetëdija dhe është e qartë se nuk ka zgjedhje tjetër përpos imunizimit gjegjësisht vaksinimit. Duhet shkuar në këto dy masa, kujdes, larjen e duarve, maska dhe distancë si edhe masën e dytë, imunizimin”, deklaroi dr. Trifunovska.

Në rajonin e Tetovës nga fillimi i pandemisë gjithsej 6 329 persona janë diagnostikuar me Kovid-19. Gjithsej kanë vd ekur 239 persona. Nëntori 2020 mbetet si muaj kur ka pasur më së shumti të prekur 1632 të prekur nga Kovid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *