Gjendet drogë tek një i burgosur që ishte liruar përkohësisht

Pas bastisjeve të kryera në një shtëpi dhe hapësirat ndihmëse në Komunën e Gazi Babës, janë gjetur 1806 ekstazi, drogë sintetike amfetamin dhe rreth gjysmë kilogrami marihuanë, të paketuara në disa paketime, si dhe peshojë për matje, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Bastisja e kryer, thonë nga MPB, është në bazë të urdhrit gjyqësor nga Gjykata penale Shkup ndërsa policia e privoi nga liria N.S.(42) nga Shkupi, I burgosur në INP Idrizovë, I cili ishte liruar përkohësisht.

Për veprën e kryer penale do të parashtrohet padi penale sipas nenit 215 nga Ligji penal, ndërsa personi do të dorëzohet në INP Idrizovë në vuajtje të dënimit me burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *