Gjermani, ekspertët kundër lehtësimit të masave antiCOVID-19

Ekspertët shëndetësorë gjermanë kanë paralajmëruar kundër çdo lehtësimi të mëtejshëm të masave të bllokimit antiCOVID-19, pasi numri i rasteve u rrit sërish për shkak të përhapjes së variantit më infektiv të zbuluar së pari në Britaninë e Madhe, raporton “The Telegraph”.
“Ne mund të kemi më shumë lehtësime vetëm nëse ka një numër të qëndrueshëm ose në rënie të rasteve”, tha Karl Lauterbach, ekspert shëndetësor, për gazetën “Augsburger Allgemeine”, duke shtuar se një gjë e tillë nuk ka gjasa të ndodhë së shpejti.

Numri i rasteve COVID-19 në Gjermani është rritur sërish javët e fundit, pas heqjes së disa kufizimeve.
Zhgënjimi rreth bllokimit të vazhdueshëm dhe ritmit të ngadaltë të vaksinimeve ka dëmtuar mbështetjen ndaj konservatorëve të kancelares Angela Merkel, e dëmtuar më tej nga një skandal i prokurimit të maskave mbrojtesë, që përfshin deputetë nga partia e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *