Goditet një këmbësor në Tetovë, pëson lëndime të rënda

Dje rreth orës 21:25, në rrugën lokale Tetovë-Trebosh, vetura “Audi” me targa të Tetovës, e drejtuar nga 53-vjeçari A.G. nga Treboshi, ka aksidentuar këmbësorin 28-vjeçarin SH.K. nga Novaka e Tetovës informon Tetovasot. Nga goditja këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat u konstatuan në Spitalin Klinik të Tetovës. Ekipi nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka inspektuar vendin e aksidentit.

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply