Goran Pandev krijon përçarje te Maqedonia e Veriut, del kundër presidentit Sejdini dhe shqiptarëve!

Suksesi i Maqedonisë së Veriut me kualifikimin historik në Europian ishte një arritje e jashtëzakonshme për një Federatë të vogël por gjithsesi një sipërmarrje e madhe për lojtarët e saj dhe për ata shqiptarë gjithashtu, që ndër vite ashtu si dhe në kualifikim dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm.

Por suksesi u arrit dhe falë një pune të madhe të presidentit Muamed Sejdini, që në prag dhe të zgjedhjeve në Federatë për kreun e saj, që do të mbahen të dielën është gjendur në një presion të jashtëzakonshëm. I fundit që ka dashur të krijojë dhe përcarje mes etnive brenda në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut është dhe Goran Pandev, që përtej emrit të madh si lojtar, ku meritat i ka të padiskutueshme ka dhënë deklarata me karakter etnik dhe politik dhe mbi të gjitha në prag të zgjedhjeve për kreun e Federatës së futbollit.

Pandev ka akuzuar drejtuesit e Futbollit në vendin e tij për nacionalizëm duke theksuar se një pjesë e tyre nuk i përgëzuan për fitoren kundra Kosovës duke përmendur dhe emrin e presidentit Sejdini, që sipas tij nuk e përshëndeti skuadrën pas suksesit me dardanët as në dhomat e zhveshjes dhe as në hotel. Sipas Pandevit gjithashtu njerëzit që udhëtojnë me ekipin kombëtar janë njerëz që nuk kuptojnë nga futbolli dhe anti futboll”.

Përtej opinionit të Pandevit, që vjen në një moment të artë për futbollin e tij, bie në sy fakti se deklaratat e ish sulmuesit të Interit dhe aktualisht të Genoas vijnë vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve për president ndërkohë që nuk pati dalje të tij në momentin e kualifikimit mbi këtë fakt.

Deklaratat e Pandevit, cënojnë mbi të gjitha dhe punën e jashtëzakonshme që është bërë në këtë periudhë në Federatën e Maqedonisë së Veriut ku u sigurua dhe një kualifikim historik por gjithashtu rrezikon të krijojë dhe përcarje me karakter etnik që mund të përshkallëzojnë situatën dhe në prag të europianit të kësaj vere./SS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *