Greqia kërkon mjekë privatë për të luftuar koronavirusin

Greqia është duke u përballur me një situatë dramatike sa i përket përballjes me pandeminë. Numri i të prekurve dhe të vdekurve mbetet i lartë pavarësisht mbylljes që ka aplikuar qeveria në zona të gjera. Nisur nga situata e krijuar, Ministria e Shëndetësisë ka apeluar për ndihmë nga mjekët privatë që t’i bashkohen skuadrës së spitaleve publike për të luftuar koronavirusin.

Iniciativa që i është kërkuar doktorëve duhet të merret parasysh, pasi behët fjalë për një rrogë mujore prej 2 mijë euro dhe veç kësaj ata do të jenë të përjashtuar nga taksat.

Në një betejë të pabarabartë që po zhvillohet vazhdimisht prej një viti tashmë, mjekët e privatit duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre ndaj shoqërisë, sipas asaj që thekson ministria./abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *