Gruaja që humbi burrin dhe foshnjën e saj në aksidentin automobilistik në afërsi të ” Mleçen Restorant”: Ata janë të gjithë duke mbrojtur njëri-tjetrin!

Natasha Dimitrievska, e cila humbi burrin dhe foshnjën e saj në aksidentin në “Mleçen Restorant”, njoftoi sot dhe ndau me të tjerët përgjigjen e Këshillit të Prokurorëve Publikë, pas ankesës që ajo paraqiti atje.

Advertisement

Unë jam përsëri duke operuar këmbën, dhe sot kam marrë përgjigje nga Këshilli i Prokurorëve Publik se Prokurorja Publike Snezana Bundalevska Gjorgjievska veproi si duhet dhe çdo gjë është në përputhje me ligjin. Epo, miq, zyrtarisht po them që ne nuk kemi shtet ligjor dhe të gjithë po mbrojnë njëri-tjetrin, shkroi Dimitrievska.

Këshilli i Prokurorëve Publikë në përgjigje thotë se nuk do të ndërmarrë asnjë veprim për prokuroren Snezhana Bundalevska Gjorgjievska, sepse ajo veproi në përputhje me ligjin.

Përndryshe aksidenti ishte shkaktuar më datë 12 Tetor 2018, ku mbetën të vdekur 2 persona, nga personi Vasil Çorbaxhiev i cili është drejtor i fabrikës Teal në Tetovë.

Epilogu aksidentit ishte liri me kusht per shkaktarin e aksidentit dhe jo me burg, edhe pse pati dy viktima nga i njejti.

Advertisement

Leave a Reply