Grubi: Qeveria dritë jeshile për Qendrën Rekreative-Sportive “Treska”

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në faqen e tij zyrtare në facebook ka informuar se sot gjatë mbledhjes së 51 të Qeverisë është shqyrtuar dhe miratuar informacioni për vazhdimin e procedurës së krijimit të Qendrës Rekreative-Sportive “Treska” në Komunën e Sarajit.

Sipas Grubit tashmë në këtë lokalitet ka nisur largimi i kamp shtëpizave, kafeneve, restoranteve, të shkatërruara, të cilat ishin ndërtuar para dyzetë viteve me vetë-kontribut të qytetarëve.

“Një pjesë e tokës bujqësore, pjesë e fshatrave Gllumovë dhe Shishovë, që gjendet rreth liqenit Treska është ridedikuar në tokë ndërtimore me qëllim që Komuna e Sarajit të përgatisë plan të detajuar urbanistik dhe me këtë të shënoj pulla të reja ku do të nis ndërtimi i një vikend-lagjeje, një kompleks hotelesh dhe qendër rekreative sportive për zhvillim të eko-turizmit, me çka dhe do të kthehet në funksion liqeni i Treskës”, ka shkruar Grubi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *