Gruevski deklarohet për pistoletat: I kam me leje!

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski thotë se bastisja e autoriteteve në shtëpinë e tij kanë për qëllim që të shpërqendrohet opinioni me lajme të rreme.

Ai thtë se nuk është hera e parë që të bastiset shtëpia e tij dhe vetëm para disa muajve policët kanë pyetur nëse ai ka qenë në shtëpi.

Për pistoletat Gruevski thotë se ka leje.

“Lajmi më i ri është se kanë gjetur armë pa leje. Katër pistoletat e mia janë me leje të dhëna nga MPB dhe aty kanë mund t’i gjejnë edhe lejet. Kjo leje vlente deri në momentin kur u arratisa nga Maqedonia me qëllim që të kërkoj azil politik për shkak të përndjekjes time nga pushteti”, shkruan Gruevski duke shtuar se pas arratisjes afati i lejes ka skaduar dhe se nuk ka mundësi të vazhdohet leja për shkak se nuk ndodhet në Maqedoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *