Habit studimi: Jeta në Tokë mund të jetë krijuar nga goditja e vetëtimave

Vetëtimat, që kanë goditur planetin Tokë miliarda vite më parë, mund të kenë zhbllokuar fosforin e nevojshëm për krijimin e ADN-së, qelizave dhe kockave, ka zbuluar një studim i ri.

Studiuesit në Yale dhe Universitetin Leeds, thonë se shkëndija thelbësore, mund t’i jenë dashur një kuintilion, një numër me 30 zero, goditje rrufeje për një miliard vite. Ata thonë se këto goditje rrufeje, zhbllokuan fosforin e nevojshëm për krijimin e biomolekulave që do të ishin baza e jetës në planet.

Fosfori është një përbërës kryesor i domosdoshëm për formimin e jetës, por nuk ishte lehtë i arritshëm në Tokë, miliarda vite më parë, i mbyllur brenda mineraleve.

Zbulimi mund t’i ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë se si u formua jeta në Tokë dhe se si ende mund të formohej në planetët si Toka në të gjithë universin.

Pyetja që i ka mundur shkencëtarët për shumë gjatë ka qenë pikërisht se si u fut fosfori në Tokë në një formë të përdorshme për të ndihmuar në krijimin e AADN-së, ARN-së dhe biomolekulave të tjera të nevojshme për jetën.

Shfaqja e jetës në Tokë varej nga një kombinim i saktë i përbërësve kritikë, një prej të cilëve ishte fosfori bio-i disponueshëm ose reaktiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *