Hapet shkolla shqipe në Bern të Zvicrës

Sukseset e Shkollës Shqipe në Zvicër vazhdojnë. Sot u hap edhe klasa e 45-të në Bern të Zvicrës.

E mërkura ishte ditë festive për nxënësit e shkollës shqipe në Bernë të Zvicrës. Ata për herë të parë uleshin në bankat shkollore të mësojnë shqip. Fillimi ishte i mbarë, sepse së bashku me ta, në ditën e parë të shkollës kishin ardhur edhe prindërit e tyre. Para shkollës ishte krijuar një atmosferë e veçantë, sa që nxënësit ndiheshin shumë të lumtur, por edhe prindërit e tyre kishin shumë arsye për të qenë të gëzuar, shkruan albinfo.ch.

Vlen të përmendet se në hapjen e Shkollës Shqipe në Bernë morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve zvicerane, të cilët mbështesin organizimin e kurseve në gjuhë të huaja, znj. Brigitte Schletti dhe z. Felix Graf.

Nxënësit Azra, Ramoni Amari, Inari, Medina, Donarti, Dorentina, Noari, Diari, Amina, Aelia Deoni, Deona, Luisi, Diar S. etj. ishin të lumtur sot. Dhe javën tjetër do t`iu bashkëngjiten edhe të tjerët, të cilët këtë javë nuk kishin pasur mundësi të marrin pjesë në orët mësimore në gjuhën amtare, për hir të javës sportive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *