Haradinaj: Nëse VV kërkon kandidaturën time për president, AAK e pranon

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nëse Lëvizja Vetëvendosja e kërkon kandidaturën e tij për president, atëherë partia që ai drejton do ta pranojë.

Haradinaj ka thënë se AAK nuk ka nevojë për ta votuar Qeverinë Kurti, pasi ky i fundit ka votat e nevojshme.

“Nëse Lëvizja Vetëvendose kërkon kandidaturën time në këtë rast edhe përkrahjen e Aleancës, ne pranojmë, nuk jemi kundër”, tha ai në TV21.

Haradinaj ka treguar se më 18 mars AAK do të zgjedhë kryetarin e Grupit Parlamentar dhe në këtë pozitë do të emërohet Shemsedin Dreshaj, i cili u bë deputet pasi Daut Haradinaj hoqi dorë nga mandati i tij, për t’u angazhuar në organizimin partiak për zgjedhjet lokale në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *