Haradinaj nuk heq dorë nga posti i Presidentit

Kosovo prime minister Ramush Haradinaj, speaks to the media during a press conference in Kosovo capital Pristina on Tuesday, Dec. 18, 2018. Haradinaj blamed Europe Union’s foreign policy chief for “deviating the dialogue” on normalizing ties with Serbia. Haradinaj said that, while Serbia is taking major steps toward the integration with the bloc, his country’s residents have remained “in a ghetto,” not enjoying the visa-free travel to EU countries though it has fulfilled all requirements. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Kryetari i AAK-së, Ramush Hardinaj, është deklaruar për media pas mbledhjes së Kryesisë nga ku ka kërkuar rinumërim të plotë të votave.

Haradinaj është pyetur nga gazetarët edhe për çështjen e Presidentit, ku ka deklaruar se nuk kanë hequr dorë nga posti i Presidentit dhe se ajo ofertë qëndron ende.

“Nuk po flasim për pozita, Aleanca ka dalë në zgjedhje, ka pas një ofertë. Nëse dikush ka interes me diskutu me ne, jemi të hapur. Opozitë jemi dhe do të jemi në shërbim të vendit. Kemi dalë në zgjedhje me ofertë, kemi po atë ofertë, nëse dikush kërkon partneritet me ne, nëse jo e ndihmojnë vendin nga pozicioni i opozitës” tha Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *