Hasani: Ti respektojmë masat që Bajramin ta festojmë pa karantinë

Pas një viti nga publikimi I masave të para anti-covid, vendi ynë prej mbrëmë hyri në orë të re policore. Nga ana tjetër shifrat e fundit me koronavirusin në vend janë më se shqetësuese.

Virusi britanik ka qenë shumë agresiv dhe ka ndikuar në rritjen e infektimeve të reja në nivel ditor. Situata e këtillë epidemiologjike në vend ka rezultuar me shtrëngimin e masave dhe kufizimin e lëvizjes – tha në edicionin e fundit të emisionit “Arti I Financës” në Klan Maqedoni, Zv/Ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, duke mos përjashtur në këtë drejtim edhe mosrespektimin e masave dhe protokolleve. Megjithatë, ai pret një kontribut nga qytetarët, me qëllim që sic tha, Ramazanin e Bajramin ta kalojmë pa karantinë.

ILIR HASANI – ZV.MINISTËR I SHËNDETËSISË

Lus qytetarët që të kontribuojnë për këtë çështje se nuk varet shumë masat që po I ndërmer Qeveria, sa varet shumë nga vet ndërgjegjësimi I qytetarëve dhe në qoftë se ne do të jemi më mirë me numra, sigurisht se për Ramazan do të jemi të lirë dhe Bajramin do ta festojmë ashtu siç e kemi festuar tradicionalisht me vite.

Nga ana tjetër opozita shqiptare thotë se ora policore është një përpjekje që Qeveria të mbulojë dështimet me sigurimin e vaksinave. Bekim Tateshi nga ASH-ja, shprehet se masat janë të vonuara, duke mos përjashtuar ndikimin e politikës në masat shtrënguese.

BEKIM TATESHI – ASH

Për ne kjo më së shumti është masë populiste se sa masë për mbrojtje të popullatës nga pandemia, më shumë e kisha quajtur orë politike se sa orë policore. Unë jamë shumë I zhgënjyer për shkak se u desht të punohet më shumë në vetëdijësimin e popullatës dhe është masë shumë e vonuar.

Zv.Ministri Hasani njoftoi se po autoritetet e vendit po bëjnë përpjekje për të kontrolluar situatën epidemiologjike në vend, para së gjithash të largohet presioni nga sistemi shëndetësor, sidomos në shpërndarjen e mutacioneve të reja, kurse sfida kryesore do të jetë identifikimi I virusit jugafrikan. /KlanMacedonia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *