“Hashim Thaçi është gjithçka që Albin Kurti do të dëshironte të ishte”

Nga Adil Behramaj:

Advertisement

“Hashim Thaçi është gjithçka që Albin Kurti do të dëshironte të ishte”.
Këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj i ka reaguar Albin Kurtit, i cili një bashkëbisedim virtual me redaktorët e revistës politike të Oksfordit, tha se Thaçi gjatë pandemisë është sjellur si “mbret”.

Përmes një postimi në “Facebook”, Behramaj ka shkruar se “Hashim Thaçi është gjithçka që Albin Kurti do të dëshironte të ishte, por nuk mundet”.

Sipas tij, prej kohës kur Thaci nuk është kryeministër ka pasur një paralizë të vendimmarrjes institucionale.

“Hashim Thaçi është gjithçka që Albin Kurti do të dëshironte të ishte, por nuk mundet. Tash ia paska nisur ta quaj edhe mbret. Sa ka qeverisur Hashim Thaçi, Albin Kurti ka mundur të jetë vetëm një politikan embrional. Një miniaturë politike. U dashtë ai të shkonte, që ky të mund të vinte në pushtet!”, ka shkruar ai në një postim./pamfleti.com

Advertisement

Leave a Reply