Haxhirexha: Kam pasur presione mos denoncoj plagjiaturat

Ish dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Kastriot Haxhirexha deklaroi në “Programi 200”, se ai ishte në dijeni të plagjiaturave por ka pasur presione nga jashtë që punët të zgjidhen brenda shtëpisë, dmth brenda fakultetit. Por nga kush ka pasur presion, ish-dekani nuk e ka bërë të ditur. Ai akuzoi se ka një grup pedagogësh brenda fakultetit që e sulmojnë vazhdimisht dhe ia faturojnë atij për gjerat që ndodhin në Fakultetin e Mjekësisë.

Denoncimet kanë ardhur që në marsin e vitit të kaluar për plagjiaturat, por deri në shtatorin e vitit të kaluar nuk kemi pasur asnjë mbledhje. Por edhe unë kam pasur presione që këto punë mos dalin në pah dhe të zgjidhen brenda shtëpisë tonë. Ka një grup pedagogesh që më sulmojnë dhe ma faturojnë mua këtë problem. Asnjëri prej mentorëve ose koordinatorëve nuk ka marrë mundimin që të mbajë një takim të vetëm. Të gjithë kemi përgjegjësitë tona në këtë që ka ndodhur. Çdo pedagog i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë ka përgjegjësinë e tij, por unë dhe Rektori kemi përgjegjësi më shumë se gjithë të tjerët. Në fund të fundit të gjithë mbajmë përgjegjësi- tha Haxhirexha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *