Haxhirexha: Problemi me plagjiaturat në UT, daton nga marsi i vitit të kaluar

Ish dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Kastriot Haxhirexha deklaroi në “Programi 200”, se skandali me plagjiaturat në Universitetin e Tetovës (UT) që ditëve të fundit u bë aktuale, daton që para një viti. Haxhirexha madje tha se letrën e parë të nismës NIRCAU e ka marrë rektori i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti i cili më pas të njëjtën ia ka adresuar Haxhirexhës.

Universiteti i Tetovës, gjegjësisht Fakulteti i Mjekësisë ka disa ditë që akuzohet për plagjiaturë. Por në fakt këto fenomene dhe kjo akuzë nuk është e ditëve të fundit, por ka filluar para një viti, marsin e vitit të kaluar. Kanë filluar tek ne të vijnë informacione dhe shqetësime për punën e plagjiaturave. Ju e dini se ç ’është plagjiatura, plagjiatura është vjedhje. Normal që një institucioni të lartë të arsimit nuk i takon absolutisht të përfshihet në gjëra të këtilla, në vepra të këtilla. Që nga marsi i vitit të kaluar ne kemi filluar të marrim letra dhe komente, sugjerime nga një person dhe një nismë që  është NIRCAU (nisma për reforma cilësore në arsimin universitar) rreth problemeve serioze që ndodhën në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë. Letrën e parë nga kjo nismë e ka marr rektori i Universitetit të Tetovës, profesor Vullneti. Të njëjtën letër profesori ma adreson mua  që të shoh se sa qëndrojnë dhe sa janë të vërteta këto gjëra”, deklaroi Kastriot Haxhirexha, ish dekan i Fakultetit të Mjekësisë pranë UT-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *