Haxhiu tregon sa deputetë do t’i ketë VV

Anëtarja e Kryesisë së VV-së, Albulena Haxhiu ka thënë se subjekti i saj do t’i ketë më shumë se gjysmën e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka thënë po ashtu se nuk do të bisedojnë me Listën Serbe për votat e formimit të Qeverisë.

“Unë besoj që qeveria  do t’i ketë 63 apo 64 deputetë, pa Listën Serbe, as nuk do të kemi takime me ta për të marrë mbështetjen e tyre për qeverinë tonë”. Kështu po deklaron ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo duke folur në kanal10 ka shtuar se nuk do të ketë marrëveshje me listën serbe për krijimin e qeverisë.

Sa i përket pozitës se ku do të jetë Haxhiu, ajo thekson se ende nuk është diskutuar.

“Ende nuk ka vendim se kush ku do të jetë”, ka thënë ajo.

Ish-ministrja e Drejtësisë nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit pasi kjo nuk iu lejua për shkak se kishte një dënim të formës së prerë në 3 vitet e fundit. /Insajderi.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *