Hidhen poshtë mocionet paraprake të Gucatit dhe Haradinajt

Mocionet paraprake ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK’së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë hedhur poshtë.

Mbrojtja e Gucatit dhe Haradinajt kanë dorëzuar mocionet, duke thënë se ka mangësi në aktakuzën kundër tyre, si dhe nuk e njohin juridiksionin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Gjykatësi i procedurës paraprake Nicolas Giju ka hedhur poshtë mocionet paraprake të Gucatit dhe Haradinajt.

“Gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se aktakuza e konfirmuar përcakton me qartësi dhe specifikë të mjaftueshme faktet që mbështesin akuzat dhe krimet. Kundërshtimet e mbrojtjes ndaj formës së aktakuzës së konfirmuar janë refuzuar në përputhje me këto rrethana. Për këtë arsye Gjykatësi i Procedurës paraprake refuzon mocionin paraprak të Gucatit dhe atë të Haradinajt”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Gucati dhe Haradinaj janë arrestuar në shtator të vitit të kaluar, ndërsa akuzohen për “pengim të drejtësisë”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *