Hidrocentralet shkaktojnë katastrofë ekologjike në Malin Sharr – Arianit Xhaferi informon detajisht Ambasadorin e BE’së, David Geer

Arianit XHaferi – Kryetar i ECO Guerilla, aktivist qytetar

Pasditen e sotme takova Ambasadorin e BE-së në RMV, Shkëlqesinë e Tij, David Geer, në një drekë pune të organizuar me aktivistë të shoqërisë civile.
Nga afër dhe detajisht ambasadorin Geer e informova për katastrofën ekologjike që shkakton ndërtimi i hidrocentraleve në Malin Sharr, dëmet që i shkaktojnë rrjetit të ujësjellësit dhe banorëve të zonave ku ato hidrocentrale ndërtohen, dhe lidhjen e investitorëve me partitë dhe funksionarët në pushtet, me shpërfilljen e rekomandimeve të BE-së nga palët e përfshira në ndërtimin e hidrocentraleve për informim adekuat dhe përfshirje të komunitetit në procesin e vendimmarrjes lidhur me to.
Ambasadori Geer u informua poashtu edhe me mungesën e transparencës financiare të Komunës së Tetovës, paaftësinë e tyre për të vënë në funksion transportin publik, ndërtimin e garazheve në kate dhe parkingjeve nëntokësore, si dhe për sjelljen talibane të administratës komunale në demolimin e ekspozitës që e organizuam në Nëntor 2019 në bashkëpunim me Qendrën LOJA në Tetovë.
Ambasadori Geer poashtu u informua për aprovimin selektiv të Planeve të Detajuara Urbanistike nga Komuna, se si shumë zona ku ka ndërtime janë lënë pas dore, pa u procesuar, dhe si i është dhënë përparsi PDU-së së SHIK “Jelak” për t’i shërbyer interesave të biznesmenit kontrovers malazez Daka Davidoviq, dhe lidhjet e tij me politikën e vendit dhe qytetit tonë.
I rekomanduam ambasadorit Geer, por dhe BE-së në përgjithësi që të bëjë më shumë presion ndaj vendit tonë, sidomos në temat e funksionimit të shtetit ligjor, eliminimin e kulturës së padënueshmërisë midis politikanëve të pushtetit, luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, etj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *