Histori shprese dhe motivimi

Në foto Dick dhe Rick Hoyt. Dick është babai dhe Rick i biri. Të dy formuan një ekip të mrekullueshëm, i cili është bërë një shembull për mijëra njerëz në mbarë botën. E gjitha filloi në Winchester, në Shtetet e Bashkuara, rreth 50 vjet më parë. Rick pati probleme gjatë lindjes. Kordoni i kërthizës u lidh rreth qafës së tij, duke i ndaluar oksigjenin të arrinte normalisht në tru.
Si pasojë fëmija kur u rrit nuk mund te fliste dhe te kontrollonte levizjen e gjymtyrëve.
Megjithatë prindërit e tij vendosën gjithashtu që, brenda kufijve të mundësive që kishin, ta edukonin të voglin si një fëmijë normal.
Për 11 vjet, babai dhe nëna e Rick Hoyt i dhanë gjithë dashurinë dhe kujdesin e tyre djalit të vogël. Por, pikërisht, ashtu siç u kishin thënë mjekët, ai dukej se nuk i përgjigjej asnjë stimuli nga mjedisi rrethues. Megjithatë, një ditë ata vunë re se fëmija i ndoqi lëvizjet e tyre me sy. Gjithashtu dukej se prindërit e kuptuan shumë mirë se çfarë thoshin sytë e djaloshit .
Ky gjest i mbushi prindërit me optimizëm. Ata vendosën të shkonin në departamentin e inxhinierisë të Universitetit Tufts. Pyetën nëse kishte ndonjë mjet për të mundësuar komunikimin me djalin. Ekspertët u thanë jo, sepse fëmija nuk shfaqte ndonjë aktivitet të trurit. Megjithatë, prindërit kërkuan që t’u tregonin një shaka, kur ata e bënë, djali i tyre Rick filloi të qeshë.
Inxhinierët u impresionuan nga reagimi, kështu që vendosën të punonin për të krijuar një sistem në mënyrë që Rick të mund të komunikonte nëpërmjet një lëvizjeje të vogël. Një vit më vonë gjithçka ishte gati. Të gjithë prisnin me ankth për fjalët e para të Rikut. Për habinë e tyre, këto fjalë ishin “Forca Bruins!”, ekipi lokal i hokejt.
E kështu nisi një fazë e re për Hoyt. Të gjithë ishin entuziastë që të mund të flisnin me Rick. Ata mbetën edhe më të mahnitur kur panë se djali ishte shumë aktiv dhe i ndjeshëm. Ai donte të merrte pjesë në gjithçka. Një nga mësuesit e shkollës mbeti e paralizuar, kështu që u organizua një konkurs atletik për të mbledhur fonde për kujdesin e tij. Rick tha se donte të merrte pjesë.
I ati pranoi të vraponte me djalin e tij. Djali u ul në karrocë dhe Dick e shtyu. Gara ishte shumë e vështirë. Pretendimet ishin të larta dhe dukej e pamundur për të kapërcyer pengesat. Megjithatë, qëllimi i vetëm ishte të mos ishin të fundit në garë. Dhe ia dolën.
Kur mbërritën në gjysmën e garës, Rick kishte një buzëqeshje të madhe në buzë.
Më vonë, Rick i tha të atit diçka që kurrë nuk do ta harrojë: “Babi, kur vrapojmë së bashku, nuk ndihem më me aftësi të kufizuara”. Ai donte të përjetonte ndjenjën e arritjes së qëllimit shumë herë të tjera. Në vitin 1979, Rick dhe Dick, ekipi Hoyt, morën pjesë në Maratonën e Bostonit. Dy vjet më vonë vendosën të provonin triatlonin. Kishte vetëm një problem: babai nuk mund të notonte. Zgjidhja? Mësimi. Pothuajse 50 vjeç, Dick mësoi të notonte për të konkurruar me djalin e tij. Këtë herë do ta shtynte nga një varkë për të përmbushur pjesën e ujit. Asgjë nuk e kishte bërë Rick aq të lumtur sa të merrte pjesë në këtë test të ri. Çdo herë që arrinte qëllimin, edhe pse i renditur nga fundi, një buzëqeshje e madhe ndriçonte fytyrën.
Bab e bir morën pjesë në 66 maratona dhe përfunduan mbi 975 prova. Gjithashtu Rick u diplomua në Universitetin e Bostonit. Sot ne moshën 80 vjeçare është ndarë nga jeta i ati.

Advertisement


Burimi: http://revistapsikologji.com/histori-motivimi-familja-hoyt-babe-e-bir-qe-nuk-e-njohin-fjalen-e-pamundur/

Advertisement

Leave a Reply