Hoxhaj: Nuk e votojmë Vjosa Osmanin për presidente, është figurë përçarëse

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka përsëritur se nuk do të votojnë Vjosa Osmanin për presidente, teksa ka shtuar se kjo e fundit është figurë polarizuese dhe ka shndërruar partinë e saj në viktimë.

“Qëndrimi i PDK është super i qartë, ne nuk e mbështesim kandidaturën e saj, nuk votojmë për të, nuk marrim pjesë në votim… A qëndrojmë apo jo në sallë nuk ka kurrfarë vlere, vlera është a merr pjesë apo jo në votim dhe qëllimi jonë është që kandidatura e znj. Osmani është e papranueshme, nuk e reflekton vullnetin e qytetarëve, më së paku të elektoratit të PDK-së, meqë ka qenë një figurë më shumë polarizuese, përçarëse në raport me qytetarët e Kosovës dhe ish-subjektin e saj politik, të cilin e ka shndërruar në viktimë në zgjedhjet e fundit”, tha ai.

Kujtojmë se kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani ishte më e votuara në zgjedhjet e 14 shkurtit, me mbi 300 mijë vota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *