Hoxhaj tregon dhjetë kushtet që i ka paraqitur në takim me Kurtin e Osmanin

Kryetari në detyrë i PDK-së ka paraqitur dhjetë kushtet që ia ka parashtruar kryetarit të VV-së Albin Kurti dhe Vjosa Osmanit, në takimin që sapo ka përfunduar.

Hoxhaj ka thënë se për herë të parë që prej dhjetë vitesh hvillohet një takim i tillë, dhe sjellja e tyre ishte konstruktive, shkruan Insajderi.

Ndër kërkesat e Hoxhajt në këtë takim ka qenë, edhe distancimi i Kurtit nga dhuna e shkaktuar në Kuvend, kthimi i kufirit me Malin e Zi në Zhleb e Çakorr, dialogu me Serbinë dhe shumë kushte tjera.  

“Kishim një takim shumë të mirë me Kurtin dhe Osmanin, një takim pas kërkesës sonë si PDK që procesi i formimit të instituciioenve mund të ndodh vetëm me një dialog mes opozitës dhe fituesit të zgjedhjeve. Qasja jonë në takim ka qenë konstruktive por edhe parimore. Kemi pasur kërkesa dhe qështje të qarta që i kemi ngriu me Kurtin dhe Osmani. Së pari mendojmë se në procesin e krijimin e instituconeve, para se të fglitet për personin duhet të flitet për parime dh ekëto parime duhet të përcaktojnë kush mund të jetë president i republikës. Ne kemi nevjojë për lidhje që i bashkojnë politikën”.

“Meqë jemi në vitin 2021 pas dhjetë viteve ky ështhë takimi i parë që ndodhë një komunikim normal dhe kjo ndodhë falë kulturës së PDK-së dhe qasjes sonë që përmes dialogut të bëhet krijimi i institucioneve. Për herë të parë pozita dhe opozita janë takuar për formimin e institucioneve”, tha Hoxhaj pas takimit.

Hoxhaj tha se kushtet që i ka paraqitur para Kurtit e Osmanit, tha se janë ato që tashmë disa vite i kanë dëgjuar nga këta dy politikanë.

“Ne kemi kërkuar nga Kurti dhe Osmani, qartësi për qasjen e tyre në politikëne  jashtme meqë presidenti i ardhshëm i vendit ka rol në politikën e jashtme”.

“Edhe sjellja jonë në raport me krijimin e institucioneve të reja të vendit, para se ta marrim vendimin në organet e PDK-së, varet prej dhjetë qëndrimeve që kemi ngritur në takim”.

“Ne kemi pyetur Kurtin a distancohet nga dhuna në Kuvendin e Kosovës”.

“Meqë dialogu Kosovë Serbi është prioritet për instituconet e ardhshme, në të kaluarën Kurti e Vv, opakërkuar falje Serbia dhe pa i gjetur të pagjeturit nuk ulemi në tavolinë”.

“Ka pasur qëndrim se do ta anulojnë marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe… A do ta anulojnë demarkimin me Malin e Zi. Dhe pyetja që është e rëndësishme është se a do ta kthejnë kufirin në Zhleb dhe Çakorr”.

“A e respektojnë marrëveshjen në ShBA tërësisht, dhe cili është qëndrimi i tyre për minishengenin”, ka thënë Hoxhaj. /Insajderi.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *