Hungaria, kërkesë sfiduese BE-së: Publiko kontratat e vaksinave!

Gergely Gulyas, shefi i zyrës së kryeministrit hungarez Viktor Orban, i ka kërkuar Komisioneres së Shëndetësisë Atella Kyriakides të shpallë kontratat e Bashkimit Evropian me prodhuesit e vaksinave dhe datat e dorëzimit.

Letra, të cilën ai e publikoi në Facebook, thotë se programi hungarez i vaksinimit ishte bërë në një mënyrë të disiplinuar dhe të planifikuar, dhe shtoi se Hungaria, duke përdorur vaksina kineze dhe ruse, vaksinoi 1.2 milion njerëz.

Gulyas shkroi se, për të ruajtur besimin e publikut, qeveria hungareze kishte njoftuar marrëveshjet e saj me Rusinë dhe Kinën, duke përfshirë sasinë dhe çmimin e vaksinave, por shtoi se informacioni nuk ishte “i disponueshëm për qytetarët hungarezë kur bëhet fjalë për vaksinat e BE”.

Kreu i kabinetit të Orban këmbënguli që “publiku hungarez duhet të informohet për përmbajtjen e kontratave, veçanërisht kur bëhet fjalë për dorëzimin”. /tesheshi.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *