I burgosuri që vdiq nga Kovidi ka pasur edhe diabet, po vuante dënim të përjetshëm

I burgosuri 72-vjeçar që vdiq dje nga virusi korona ishte i dënuar me burgim të përjetshëm së bashku me djalin e tij. Krahas atyre dyve edhe njëri djal i tij ka qenë në burg, por pasi e kreu dënimin e tij u la i lirë, thonë burime nga burgu i Idrizovës.

Advertisement

Ai ka qenë i vendosur në krahun e nëntë të burgut se bashku me djalin e tij. Këtu, thonë ata, burgu është më i përshtatshmi me numrin më të ulët të të dënuarve, gjegjësisht 24, të cilët do të izolohen. Aktualisht, 20 të burgosur janë pozitivë ndaj virusit dhe nuk ka asnjë pacient në repartin e spitalit, sepse të gjithë janë me një pamje klinike më të lehtë.

I burgosuri tashmë i ndjerë nuk ishte ankuar më parë se diçka nuk shkonte me shëndetin e tij. Të burgosurve u matet temperatura për çdo ditë dhe i burgosuri nuk tregoi asnjë simptomë theksuan nga burgu. Kur ai u ankua se kishte vështirësi në frymëmarrje, ai u dërgua në spital me një automjet të veçantë. Sidoqoftë, ai kishte një formë të rëndë të diabetit, për shkak të së cilës iu amputua këmba. Në spital testi i koronës rezultoi pozitiv ku edhe vdiq nga ndërlikimet.

Advertisement

Leave a Reply