I vetmi tifoz që ndoqi takimin Shqipëri – Angli, 11 orë në rrugët e Tiranës

Rob Pomfret ishte i vetmi tifoz i Anglisë që zbarkoi në Tiranë për ndeshjen Shqipëri-Angli përfunduar me shifrat 0-2. Fansi i “Tre Luanëve” ndau eksperiencën e tij në internet, por duhet theksuar se Pomfret mund të rrezikojë të gjobitet me 5.000 £ për thyerjen e masave- që nuk përfshin udhëtime për turizëm.

Sidoqoftë, Pomfret thotë se ai u largua para se të hynte ai rregull dhe ka udhëtuar nëpër Ballkan për ca kohë. Pomfret zbuloi në rrjetin social “Tëitter”, se kishte udhëtuar nga Anglia me avion drejt Maqedonisë së Veriut, e pas kishte bërë 8 orë rrugë me autobus drejt Tiranës, për të qenë në kryeqytetin shqiptar në ditën e ndeshjes.

Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në “Twitter” foto nga sheshi i stadiumit “Air Albania”, si dhe duke konsumuar birra në rrugët e Tiranës, duke u bërë kështu tifozi i vetëm i Anglisë, që mundi të vizitonte Shqipërinë, për sfidën me Anglinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *