I vihet zjarri shkollës ku arsimoheshin fëmijë musliman në Suedi

Shkolla private “Alsalamskolan” ku arsimoheshin fëmijët muslimanë në qytetin Örebro të Suedisë është përfshirë nga zjarri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Advertisement

Drejtori i shkollës, Hussein Aldaodi në një deklaratë për televizionin shtetëror suedez STV tha se në pamjet e kamerave të sigurisë kanë regjistruar dy persona që i kanë vënë zjarrin shkollës dhe se këto pamje i janë dorëzuar policisë.

“Në pamje shihet se dy persona të maskuar thyejnë xhamin në katin e poshtëm të shkollës dhe hedhin brenda saj lëndë djegëse. Ngushëllimi ynë i vetëm është që në shkollë nuk ishte askush për shkak se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit”, tha Aldaodi.

Policia kreu inspektimet në shkollë dhe filloi hetime lidhur me incidentin.

Advertisement

Leave a Reply