Ilire Dauti nga Opozita shqiptare porosit Kreshnik Bekteshin: Mos kërkoni fajin tek opozita, duke luajtur rolin e “ministrit të shqetësuar”

Deputetja e Koalicionit të partive opozitare, Aleanca pët Shqiptarët dhe Alternativa, Ilire Dauti i është përgjigjur Ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili gjatë ditës së sotme kritikoi opozitën se po bllokon punën e Kuvendit dhe me këtë edhe ligjet, që sipas tij kanë të bëjnë me pakot ndihmëse për qytetarët. Por nuk mendon kështu opozitarja, Ilire Dauti, e cila bëri me dije se qeveria, as që shqetësohet për fatin r qytetarëve. Sipas Dautit, në vend të lojërave politike, shumica parlamentare mund t’i kishte votuar ato ligje në ditën kur u votëbesua qeveria e Zaevit. Atë ditë, sipas Dautit, shumica kishte qëllimin vetëm të vetë-numërohet, ndêrsa tani për dështimin e ligjeve mundohet të fajësojë opozitën, përcjell in7.

“Me vet faktin që propozim-ligje të pakos së katërt ekonomike kanë mbetur ende pa kaluar në Kuvend, tregon se sa “e shqetësuar “ është qeveria dhe ministrat e saj, me skamjen e qytetarëve e vështirësitë financiare të subjekteve afariste. Vetëm shkurt: ditën që u mblodhët për t’u vetë-numëruar po t’i fusnit në rend dite ligjet e masave ekonomike, sot nuk do duhej të viheshit në gjah të “fajtorëve”, e as të luani rolin e “ministrit të shqetësuar””, ka shkruar deputetja nga Opozita shqiptare, Ilire Dauti./in7.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *