Ish-ushtarët e UÇK akuzojnë Fazli Veliun për politizim dhe keqpërdorim të SHVL-UÇK

DEKLARATË Pas rastit të shëmtuar dhe të turpshëm të Artan Grubit dhe Nazim Bushit,si dhe demantit nga ana e Fazli Veliut i cili edhe më tutje me grupin kërçovar vazhdon ta mbajë të uzurpuar të vetmen shoqatë që e kanë veteranët e luftës.Ky grup i pa përgjegjshëm i Fazli Veliut dhe më tutje e zvarisin,manipulojnë dhe shantazhojnë punën e strukturave ligjitime të SHVL UÇK-së që nga themelimi e deri më sot.E gjithë kjo bëhet me të vetmin qellim që në mënyrë permanente të pasivizohen aktivitetet e SHVL UÇK-së.

Ne ish luftëtarët e UÇK-së nga Batalioni i parë dhe i dytë i Brigadës 112 “Mujdin Aliu” si dhe ish luftëtarë të tjerë nga Brigadat tjera të indinjuar thellë nga padrejtsitë dhe politizimi i skajshëm i SHVL,publikisht deklarojmë:

1.SHVL UÇK është subjekt i vetëm dhe i pandarë në mbroitjen e interesave të veteranëve të UÇK-së e themeluar me 05.05.2002.

2.Kryetar legjitim të SHVL UÇK-së deri në kuvend e njohim z.Daim Hiseni.

3.Kërkojmë nga uzurpatori Fazli Veliu që të jep llogari për politizimin dhe keq përdorimin e shoqatës.

4.Kërkojme që zyrat e SHVL UÇK-së të jenë jashtë objekteve të partive politike.

5.Të ndërpriten aktivitetet e homazheve selektive duke i dalluar familjet e dëshmorëve në bazë partiake.

6.Mjaft më me keqpërdorime dhe falsifikime të vërtetimeve të veteranëve duke u nënshkruar nga Fatmir Limani i shoqatës “lêvizja” që nuk është veteran e as anëtar i SHVL UÇK-së.

7.Partitë sa më shpejt të deklarohen pse deri më sot nuk e kemi ligjin e luftës.

8.Kundërshtojmë ashpër pranimin e dekoratës nga Njesia Speciale “Tigrat”.

9.Dekorata nga armiku është plumb mbi varret e dëshmorëve tanë dhe turp mbi fytyrat tuaja.

10.Ne veteranët e lartëpërmendur kërkojmë nga kryetari legjitim i SHVL UÇK-së z.Daim Hiseni që në afat sa më të shpejtë të thëret Kuvendin e shoqates dhe të zgjidhen organet legjitime të sajë.

11.Zyrat e shoqatave nëpër komuna duhet të shfrytëzohen për punën e ndershme të veteranëve të sajë dhe jo për militantë partiakë.

Me respekt, Veteranët e luftë së UÇK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *