Ish zëvendës ministri Armend Arsllani emërohet drejtor i spitalit në Strugë

Vendin e drejtorit të shkarkuar në Spitalin e Strugës do ta zë ish zëvendësministri i Shëndetësisë, Armend Arsllani.

Arsllani i cili është nga Struga, vjen në postin e Asanit, pasi ky i u fundit u shkarkua nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Arsye e shkarkimit të Asanit, ishin një sërë skandalesh që ai i bëri në ordinancën gjinekologjike private e cila ishte ilegale, ndërkohë që ushtronte edhe postin e drejtorit të Spitalit të Strugës.

Ndërkaq, Armend Arsllani ishte zëvendësministër i Shëndetësisë në garniturën paraprake të Qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *