Italia sot rimbyllet! Miliona italianë sërish në karantinë të plotë

Rritja e numrit të infeksioneve, pasojë edhe e varianteve të reja të koronavirusit që po qarkullojnë së fundi, ka bërë që pjesa më e madhe e rajoneve në Itali të rimbyllen duke nisur nga sot.

Në zonat në fjalë bëjnë pjesë edhe Lazio dhe kryeqyteti Romë, Lombardia me Milanon, Piemonti, Veneto dhe Emilia-Romagna. Aty mbyllen të gjitha shkollat dhe qendrat ditore si dhe dyqanet. Restorantet lejohen të ofrojnë vetëm ushqime me porosi.

Liria e lëvizjes brenda rajonit kufizohet rreptësishtë, megjithatë për Pashkë, nga data 3 deri në 5 do të lejohen spostimet e brendshme drejt një familjeje të vetme, një herë në ditë dhe maksimumi do të lëvizin 2 persona. Njerëzit lejohet të dalin nga shtëpia vetëm për nevoja të domosdoshme, me përjashtim të atyre që u duhet të shkojnë në punë ose kanë raste urgjente.

Italia ka 60 milion banorë dhe deri tani kanë vdekur më shumë se 100,000 vetë të infektuar me Covid 19.

Në ndryshim nga Italia lajme të mira vijnë nga ishulli i Majorkës. Për pushuesit aty nuk kërkohet më test me detyrim ose karantinë për dy javë. Për shkak të rënies së numrit të infeksioneve qeveria gjermane vendosi po ashtu t’i heqë të gjithë Ishujt Baleare, disa rajone të Spanjës, pjesë të Portugalisë dhe të Danimarkës si dhe ishullin Bahamas në Karaibe nga lista e rrezikut e Institutit Robert Koch. Megjithatë Ministria e Jashtme gjermane vazhdon t’u rekomandojë qytetarëve të mos ndërmarrin “udhëtime të panevojshme turistike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *