Joshua pranon sfidën me kushtet e Tyson Furyt, tani po punohet për datat

Anthony Joshua e ka pranuar sfidën me Tyson Furyn dhe propozimin e këtij të fundit që fitimet të ndahen 60/40.

Kampioni i botës në peshën e rëndë WBC së fundmi e sfidoi publikisht Anthony Joshuan për duel për gjerdanin e artë dhe sipas informacione të fundit ky propozim është pranuar.Palët kanë rënë dakord që përfitimet të ndahen 60 me 40 në të mirë të Furyt, siç ka thënë promotori Eddien Hearn.Ekipi i Tyson Furyt kërkoi që dueli të zhvillohet më 12 nëntor, po Joshua kërkon një muaj më shumë kohë për t’u rikuperuar.

Ai synon që përballja të zhvillohet më 17 dhjetor.Ekipi i Furyt ka reaguar duke i vënë ultimatum se duhet të pranoj 26 nëntorin ose 3 dhjetorin, ndryshe dueli nuk zhvillohet.



Tashmë ka mbetur vetëm të caktohet edhe data e meçit. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *