Josifovski: Komisioni do të rekomandojë që objektet hotelierike të mbyllen në orën 18!

Komisioni për Sëmundje Infektive do të rekomandojë që objektet hotelierike të punojnë deri në orën 18, konfirmon Kryetari i Dhomës së Pavarur të Ushqimit Zdravko Josifovski.

Advertisement

“Pas Vitit të Ri, do të vlojë me njerëz të infektuar me Covid 19, por jo për shkak të objekteve hotelierike dhe punës së tyre, por sepse në ditët në vijim do të organizohen festime, festa dhe ahengje të pakontrolluara në të gjitha vilat private, vikend shtëpitë dhe shtëpitë e ndryshme në të gjithë Maqedoninë të cilat në të madhe të ofrohen si paketë aranzhmanesh përmes rrjeteve sociale për festat para dhe gjat Vitit të Ri”- pretendojnë nga Dhoma e Pavarur e Ushqimit

Masat e reja do të dorzohen në Qeveri gjatë ditës së sotme me rekomandim që të hyjnë në fuqi nga 18 dhjetori dhe të vlejnë deri me 21 janar.

Advertisement

Leave a Reply