Kajtazi për gjendjen me Covid-19: Kallëzim penal kryetarëve të partive si organizator të fushatës

Kryeredaktori i Gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi ka akuzuar partitë politike për numrin e madhe të rasteve të të infektuarve me koronavirus në vend.

Kajtazi i ftuar në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se nëse vazhdon kjo papërgjegjësi të gjithë partitë politike duhet të paditen.

“Nëse vazhdon kjo papërgjegjësi e partive politike, të gjithave, kjo tregon që kërkujt nuk i intereson për kurgjo pos pushteti. Me pas prokuror qysh duhet kallëzim penal, kryetarëve të partive politike si organizator të fushatës, kallëzim penal ju kisha bo”, ka thënë Kajtazi. /Insajderi.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *