Kallëzim penal për një gostivaras, shëtitej duke qenë pozitiv me kovid-19

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se Departamenti për Punë të Brendshme në Gostivar, ka ngritur kallëzim penal ndaj 32-vjeçarit nga Gostivar

Kallëzimi penal vjen si rezultat, pasi i njëjti gjatë kontrollit policor është kapur duke e shkelur masën e izolimit që parashihet për personat e infektuar nga Covid-19.

“DPB Gostivar ka parashtruar kallëzim penal kundër M.C.(32) për shkak se ekzistojnë dyshime për kryerjen e veprës penale “mosveprim ndaj protokolleve shëndetësore gjatë epidemisë”. Më 24.02.2020, nëpunës policor gjatë kryerjes së kontrollit nuk e kanë gjetur të paraqiturin në adresën ku duhej të qëndronte në izolim pasi ka qenë pozitivë me Covid-19″, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *