Kamçev përfundoi në “Shutkë”, i caktohet masa e paraburgimit 30 ditorë

Biznesmeni Orce Kamçev do të dërgohet në Burgun Hetues të Shutkës, pasi gjykatësi i procedurës paraprake i caktoi masën e paraburgimit 30 ditorë, me kërkesë të prokurores Lile Stefanova.
Paraburgimi prej 30 ditëve iu caktua si i dyshuar në hetimin për “parcelat në Vodno”. Kamçev sot në mëngjes u arrestua pasi paraprakisht Agjencia për Siguri Kombëtare ka marr informata se ai po përgatitet për arratisje nga vendi, pas çka ka njoftuar Prokurorinë. Rastin “Parcelat në Vodno”, e ka hapur PSP-ja, gjegjësisht prokurorja Lile Stefanovska.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *