Kasami: Do ta thej ligjin për të siguruar libra shkollorë për nxënësit

MUNGESA E LIBRAVE PËR SHKOLLAT FILLORE

Kryetari i Komunës së Tetovës në “200” në Alsat M tha si në çdo komunë tjetër edhe në komunën e tij mungojnë librat shkollor dhe se sipas tij nëse Qeveria nuk bën zgjidhje në një afat të arsyeshëm ai do të merr masa tjera për sigurimin e librave shkollorë, përcjell Nistori.

“Sipas informacioneve që i kam në Tetovë mungojnë 35 mijë libra vetëm në shkollat fillore. Unë ndoshta do ta thej edhe ligjin, por do të pres për një kohë të arsyeshme, pastaj do shoh për mekanizma të tjerë për të siguruar librat shkollor”, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Ai shtoi se Ministria u ka premtuar që me 1 shtator fëmijët do të kenë libra, por ai si kryetar komune tash e ka marë informatën që nxënësit nuk kan libra tri javë pasi që ka filluar viti shkollor.

Kasami: Kemi kërkuar që viti shkollor të fillojë më herët në komunat e Pollogut

“Ne kemi parashtruar kërkesë deri tek Ministria e Arsimit që në periudhën e dimrit, të zgjatet periudha e pushimit dimëror, por viti shkollor të vazhdojë deri në qershor, ndërsa të fillojë jo në shtator, por më herët dikund nga 15 gushti”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Kasami shtoi se këtë iniciativë e kanë përkrahur të gjithë kryetarët e komunave të Pollogut, pasi që kjo kërkesë ka qëllim të vetëm krijimin e kushteve optimale për mësim dhënie dhe mësim marrje, në kohë të krizës energjetike.

Punohet që përmbytjet në Tetovë të mos shkaktojnë dëme në të ardhmen

I pyetur për përmbytjet në Tetovë, duke bërë një krahasim me përmbytjet e vitit 2015 me ato të këtij viti, Bilall Kasami tha se përmbytjet janë fatkeqësi natyrore dhe e jona është si të reagojmë dhe sidomos si t’i menaxhojmë pasojat e përmbytjeve. “Sot shqyrtova një projekt infrastrukturorë të kanalizimit atmosferik, nga kazerma e Tetovës deri poshtë në fushë. Projektin e kemi pregatitur dhe besojë që shumë shpejt do të gjejmë edhe mjete me të cilat do ta realizojmë.

Ne po punojmë që të eliminojmë një nga një të gjitha pikat kritika në infrastrukturën brenda qytetit ashtu edhe fshatërave”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës. Kasami hodhi akuza ndaj qeverisjes së kaluar dhe shtoi se vërshime dhe reshje do të ketë, por ata po punojnë që të minimizohen dëmet që do të vinin nga vërshimet. /Nistori/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *