Kë votoi për kryetar të LDK-së? – Përgjigjet Agim Veliu

Kryetari i degës së Podujevës në LDK, Agim Veliu, ka thënë se procesi për zgjedhjen e kryetarit të LDK-së po shkon mirë.

“Unë besoj që procesi deri tash po ec mirë. Janë tre kandidatë që kanë marrë të drejtën e kandidimit nga Kuvendi i LDK-së për t’u votuar për kryetar të LDK-së. Çdo gjë deri tash është në rregull”.

Ai nuk ka treguar se kë e ka favorit në mes të tre kandidatëve që janë në garë për të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Ne në degën e LDK-së nuk kemi biseduar për emra favoritë. Ne kemi biseduar për procesin dhe jemi angazhuar që procesi të ketë rrjedhë normale dhe dega e LDK-së ta mbajë kursin e LDK-së”, tha Veliu për Klan Kosovën.

“Secili e ka një kandidat që e preferon. Çdo delegat në Kuvendin e LDK-së e ka një kandidat që e preferon. Edhe unë sigurisht e kam një që e preferoj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *