Komandant Çakalla nga Shkupi i dërgon letër Albin Kurtit – Në bisedimet me Serbinë mos i harro ushtarët e UÇK-së që kërkohen nga Serbia

Shkruan Abdyl Jakupi – Komandant Çakalla

“I nderuar kryeministër, Albin Kurti. Po të drejtohem me këtë letër nëpërmjet mediumit NMK-Post. Nuk dua tu shkruaj për jetën time dhe për atë se sa kam bërë për atdheun. Nuk dua tu shkruaj për vuajtjet e mia dhe të familjes time, por as edhe për vuajtjet e bashkëluftëtarëve të mi. Unë i vuajta 15 vite burg në burgjet e Maqedonisë. Megjithatë këtu nuk përfundon, menjëherë pas daljes time nga burgu i Maqedonisë, më dënoi Serbia me 15 vjet të tjera burg. Kjo gjë nuk më lejon të jetoj të lirë dhe jetoj si kaçak. Mua dhe bashkëluftëtarëve të mi, ku do që të dalim jasht shtetit na zënë dhe na dërgojnë në Serbi. Jemi mbi 230 ish-luftëtarë të UÇK-së në Kosovë, UÇK-së në Maqedoni dhe UÇPMB-së, të cilët jemi në lista të kërkimit dhe me dënime me burg nga Sërbia.

I nderuar kryeministër, Albin Kurti. Ju lus që në çdo lloj bisedimesh, në çfarë do lloj marrëveshje që bëni me Sërbinë, pikë të parë ta keni këtë çështje. Duhet tia bëni të qartë Serbisë por edhe komunitetit ndërkombëtar se Serbia nuk guxon të mirret me individ nga e kaluara.
I nderuar kryeministër Abin Kurti. Ju lutem ju si Qeveri që ta zgjidhni këtë problem tonin. Këtë problem e kemi ngritur edhe gjatë qeverive të tjera, por ka hasur në vesh të shurdhër dhe e kanë fshehur si temë.
Me shumë respekt, Abdyl Jakupi – Komandant Çakalla”/GazetaPopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *