Komuna e Tetovës nuk e mban premtimin dhe nuk u përgjigjet gazetarëve, jetët e qytetarëve vazhdojnë të jenë në rrezik

Edhe pse është nënshkruar kontrata për rregullimin e këtij muri si dhe dy muaj më herët nga Komuna e Tetovës premtuan se pas datës 15 mars do të fillojnë punët për këtë, gazetari i Portalb ishte sot në këtë vend dhe atje nuk kishte mjete punuese.

“Problemi me këtë lokacion në Banjën e Qytetit kemi tentuar ta zgjidhim disa herë, duke pasur parasysh konfigurimin e terrenit, ky problem vazhdimisht rikthehet. Ekipet e Sektorit për Veprimtari Komunale ka intervenuar shumë herë deri tani kur ka pasur rrëshqitje anësore. Marrë parasysh se tash është sezoni i dimrit dhe kemi ndryshime kohore, punët për të zgjidhur përfundimisht këtë problem do ti fillojmë pas datës 15 mars, marrë parasysh se veçse është nënshkruar marrëveshje me firmën e cila do të kryejë punimet” thanë nga Komuna e Tetovës me datë 22 janar.

Për atë se pse nuk e kanë mbajt premtimin e dhënë dhe kur do të fillojnë punët për rregullimin e këtij muri, nga Komuna e Tetovës sot nuk deshën të përgjigjen në pyetjet tona.

Tash 4 vite premtohen muret mbajtëse për shembjet anësore në Banjën e Qytetit

Në vitin 2018 nga Komuna e Tetovës, me shembjet anësore në Banjën e Qytetit, edhe atë për atë vit, kjo ende nuk ka ndodhur.

Ndryshe, aktivistë të shoqërisë civile ndër vite kanë kërkuar rregullimin e këtij problemi, ata atëherë u shprehën se rruga e cila çon deri në Banjën e Tetovës në më tepër vende është e rrezikshme. Erozionet zgjatin përgjatë gjithë rrugës, kurse të dëmtuara janë edhe mbrojtëset anësore. Ata thonë se qytetarët të cilët e shfrytëzojnë këtë pjesë për rekreacion, thonë se rrënojat kanë filluar që nga momenti kur autoritetet kanë filluar rekonstruktimin e rrugës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *